Shqip (Albanisch)
Në strehimoren e grave autonome, gratë dhe fëmijët e tyre mund të gjejnë mbrojtje, këshilla dhe mbështetje nëse ato kanë përjetuar dhunë fizike, mendore dhe/ose seksuale ose janë kërcënuar me to.
Dhuna ka shumë fytyra:
Rrahjet, kërcënimet, të bërtiturat, mbyllje, ngacmime seksuale dhe përdhunime, përndjekje, martesë të detyruar, tё mos merret seriozisht, monitorim dhe kontroll, gjymtimi gjenital femëror (FGM) dhe shumë më tepër.
Çdo grua dhe fëmijët e saj që përjetojnë dhunë ose kërcënohen nga bashkëshorti, (ish-) partneri, familja, fqinji apo persona të tjerë mund të gjejnë strehim në strehimoren e grave.
Çdo grua mund të vijë në strehimoren e grave, pavarësisht nga
• Shëndeti
• Leja e qëndrimit
• gjendja financiare
Jetën e tyre të përditshme e organizojnë vetë gratë dhe qëndrojnë në strehimoren e grave për aq kohë sa mendojnё se u nevojitet.
Punonjëset janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin.
Këshillimi dhe banimi në strehimoren e grave është anonime dhe pa pagesë.
Lista e urgjencës – Për këto gjera duhet t’i kem parasysh
Hapi i parë: Unë telefonoj strehën e grave Neumünster në 04321-46733. Aty do të informohem nëse ka ende një vend në dispozicion për mua. Nëse po, stafi do të më japë të gjitha informacionet e tjera të nevojshme.
Hapi i dytë: Po bëj gati valixhen time:
- ID-Kartela
- Certifikatën e lindjes
- Libri Familjar
- Pasqyrat e Llogarisë
- Kartela e llogarisë
- Para të gatshme (nëse ka)
- Certifikatën e punësimit ose pensioni
- Karta e sigurimit shëndetësor
- Barnat e rëndësishme
- Karta e tatimit mbi të ardhurat
- Lejet e qëndrimit dhe punës
- Kontrata e qirasë
- Çelësi i banesës
Hapi i tretë nëse ju nevojitet: Në valixhen për fëmijët kam futur:
- Certifikatën e lindjes
- Kartën e identitetit të fëmijës
- Karta e sigurimit shëndetësor
- Numri i përfitimit të fëmijëve
- Barna të rëndësishme
- Librezë e verdhë e provimit
- Kartelën e vaksinimit
- Pajisje shkollore
- Dëftesat shkollore
- Urdhër kujdestarie
- Lodra e preferuar
Për shkak se mund të jetë e vështirë për mua të marr dokumentet që mungojnë më vonë, marr me vete sa më shumë që të jetë e mundur.
Hapi i katërt: Tani gjithçka që duhet të bëj është të kap valixhen time dhe të dal nga dera. Streha e grave do të më ndihmojë në rrugën time drejt një jete të vetëvendosur.